16 Nëntor 2024

Ekonomia e Kinës në nivelin më të ulët

Prishtinë, 19 tetor - Kina ka raportuar për nivelin më të ulët të zhvillimit të saj ekonomik, që nga fillimi i krizës globale, më 2009.

Zyrtarë kinezë kanë thënë se Bruto Prodhimi i Brendshëm (GDP) në periudhën korrik-shtator kanë shënuar rritje për vetëm 6.9%, në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Tregtia e jashtme e Kinës dhe reduktimit në sektorin e prodhimit kanë rritur shqetësimet e rritjes së papunësisë dhe trazirave sociale.

Raportet nga Bejxhingu thonë se ekziston një frikë e përgjithshme për ekonominë botërore, nëse zhvillimi ekonomik e Kinës, vazhdon të shënoj rënie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)