16 Janar 2025

Ekonomia e Kinës hyn në fazë të re brenda 2015-s

Pekin, 26 mars - Rritja ekonomike në Kinë po futet në një fazë të re, me rritje të moderuar, thotë zv/drejtori i Qendrës Studimore të Zhvillimit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Liu Shijin.

Kthesa në rritjen ekonomike, sipas Liu, do të jetë rreth vitit 2015, kur ritmi do të përqendrohet në nivelin 6-7 për qind.

Liu Shijin theksoi se vitet e fundit, ekonomia kineze ndodhet në një fazë ndryshimi të modelit.

\"Rritja e tanishme është 7-8 për qind dhe në vitin 2015, kjo rritje do të ulet në mënyrë të dukshme ku brenda vitit 2019, rritja mund të ulet nën 7 për qind dhe më në fund mund të qëndrojë në 6-7 për qind,\" thotë Liu.

Ai shtoi se megjithëse rritja ekonomike mund të ulet në vitin 2015, por në krahasim me ekonomitë e tjera të globalit, rritja e Kinës mbetet ende shumë e madhe dhe nuk do të ndikojë në realizimin e një shoqërie komode. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)