Ekonomia e Kinës do të jetë më e dobët në vitin 2012
Pekin, 25 shkurt - Në vitin 2012, rritja ekonomike e Kinës do të jetë rreth 8.5%. Parashikimin e bëri drejtori i Qendrës Studimore për Zhvillim pranë Këshillit të Shtetit Li Wei, i cili analizon se ambienti brenda e jashtë Kinës në vitin 2012 do të jetë gjithnjë e më i ndërlikuar dhe kjo do të krijojë më shumë pasiguri në ekonomi.
Sipas Li Wei, me goditjet nga kriza financiare në SHBA dhe kriza e borxheve në Evropë, rimëkëmbja e ekonomisë botërore është me një perspektivë jo optimiste.
Edhe ekonomitë e reja do të ndikohen në mënyrë të dukshme nga luhatjet e tregut ndërkombëtar, përkeqësimi i situatës së eksporteve dhe shtimi i ndikimeve nga likuideti i kapitaleve.
Li Wei shtoi se pas rritjes së shpejtë prej 30 vjetësh, një rritje e madhe ekonomike siç ishte në fazën e planit të 11-të 5-vjeçar nuk përputhet as me nevojat aktuale, as me rregullimin e strukturës ekonomike.
Kështu, një rritje aq e madhe nuk duhet të jetë synim i politikave, thotë Li.