19 Maj 2024

Ekonomia e Kinës dhe e Indisë do ta kalojnë SHBA-në në zhvillim

Nju Jork, 12 nëntor - Ekonomia e SHBA-së sipas parashikimit të OECD-së do të gjindet në vendin e tretë në listën e ekonomive më të fuqishme pas Kinës dhe Indisë dhe një pozitë para Brazilit.

Rritja ekonomike mesatare globale gjatë pesë dekadave të ardhshme deri në vitin 2060 do të jetë tre për qind, ndërsa Kina dhe India do të jenë para SHBA-së në pikëpamje ekonomike, analizoi Organizata për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik OECD.

Ekonomia e SHBA-së sipas parashikimit të OECD-së do të gjindet në vendin e tretë në listën e ekonomive më të fuqishme pas Kinës dhe Indisë dhe një pozitë para Brazilit.

BPV-ja e Azisë e cila do të merr rolin udhëheqës në ekonominë botërore do të rritet deri në vitin 20620 për 18, ndërsa shtetet në zhvillim për 28 për qind.

Pjesa e Kinës dhe Indisë në BPV-në botërore do të jetë 50 për qind, ndërsa të eurozonës do të jetë dyfish më i ulët - në 9 për qind, i Japonisë ulet prej shtatë në tre për qind, ndërsa SHBA-ja nga paraprakisht 23 në 16 për qind.

Deri në vitin 2060, BPV-ja për banor do të jetë dyfish më i lartë në krahasim me vitin 2006 në shtetet më të pasura, ndërsa në shtetet më të varfëra - katër herë më i lartë.

Të ardhurat për banor në Kinë do të jenë 54.651 dollarë, ndërsa në SHBA 92.197 dollarë ndërsa korrelacioni i deritanishëm është një ndaj gjashtë në dobi të SHBA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)