04 Maj 2024

Ekonomia e Japonisë në gjendje shoku

Tokio, 18 mars - Shitje në panik në Bursë, pezullim i punës nëpër fabrika: katastrofa natyrore apokaliptike në Japoni e ka paralizuar jetën ekonomike në vend.

Perspektiva për ekonominë japoneze është e turbullt. Prefekturat e prekura nga tërmeti dhe cunami përbëjnë vetëm 15% të rendimentit ekonomik të Japonisë e megjithatë infrastruktura e shkatërruar godet të gjithë ekonominë e vendit. Të paktën gjashtë porte janë dëmtuar rëndë, aq sa rivënia e tyre në funksionim kërkon muaj, për të mos thënë vite.

Japonezët do të ishin të lumtur, nëse do të ishte vetëm ky problemi, që duhej zgjidhur. Rreziku më i madh, sipas ekspertit Rolf Langhammer nga Instituti i Kilit për Studimet e Ekonomisë Botërore, është "varësia tek energjia bërthamore dhe efektet e mbylljes së centraleve bërthamore rrjedhimisht të ndërperjes së furnizimit me energji".

Ndërprerja e furnizimit me energji ka gjunjëzuar ndërkohë shumë koncerne. Toyota, Honda, Nissan, por edhe ndërmarrjet e elektronikës, si Sony, Panasonic dhe Canon e kanë ndërperë, ose e kanë reduktuar prodhimin. Sidoqoftë kriza ka prekur ndjeshëm industrinë e automobilëve.

Ekspertët druhen se dëmet në këto fabrika, ndërprerja e prodhimit dhe apatia, që pritet në tregun e brendshëm, mund t'i kthejnë me dekada pas prodhuesit japonezë të automobilëve.

Afërsisht deri në 130 miliardë euro e llogarit banka zvicerane Credit Suisse dëmin e katastrofës. Në këtë shumë nuk janë përfshirë dëmet e mundshme nga një rrezik bërthamor. Banka emetuese japoneze ka njoftuar për masa të forta emergjence. Rreth 200 miliardë euro do të verë ajo në dispozicion si ndihma për rindërtimin.

Por ekonomia e tretë në botë për nga fuqia është e stërvitur, sa i përket ripërtëritjes së koniunkturës, mendon Ulrich Kater, ekonomist pranë Deka Bank: Përmasat e asaj, që duhet të përballojnë tani, nuk janë të jashtëzakonshme për raportet japoneze, sipas tij japonezët do të vazhdojnë me këtë strategji nga e kaluara. "Por natyrisht që kjo strategji nuk e lehtëson situatën, po të kesh parasysh gjendjen e vështirë të buxhetit të shtetit për dhjetë deri në 15 vitet e ardhshme", thotë Kater.

Eshtë e qartë, që Japonia sivjet nuk do ta arrijë objektivin për konsolidim. Deficiti buxhetor nga 7,7% do të rritet në mbi 10%. Gjithashtu Japonia ka kuotën më të lartë të borxheve ndër vendet e industralizuara.

Borxhi i përgjithshëm është dyfish më i lartë se rendimenti vjetor. Agjencia e vlerësimit Standard & Poor's e ka ulur bonitetin e Japonisë në fund të janarit. Fakti që ky vend pavarësisht borxhit majft të lartë vazhdon të ruajë notën e mirë AA, ka të bëjë me atë se Japonia 95% ka hyrë në borxh tek qytetarët e vet.

Japonia nuk ka problem, që të ketë borxhe në një monedhë, në të cilën nuk ka të ardhura, thotë Rolf Langhammer, zëvendëspresident i Institutit të Kilit për Studimet e Ekonomisë Botërore:

"Nuk kemi të bëjmë si në rastin e krizës së vendeve aziatike në vititn 1997, teksa të gjitha vendet kishin hyrë në borxhe me dollarë dhe të ardhurat i kishin në monedhën e tyre. Por natyrisht ka edhe një rrezik të madh, që të ardhurat në monedhën vendase të çojnë në ekstremin tjetër, nëse për shkak të detyrimit ndaj borxhit monedha zhvleftësohet."

Kjo në Japoni nuk ndodh - përkundrazi, në nivel ndërkombëtar Japonia është një kreditues, që posedon rezervat më të mëdha të valtuës në botë. Arsyeja për këtë është  bilanci me tepricë i tregtisë, që gjeneron Japonia përmes eksporteve të saj.

Për aq kohë sa ekonomia tek partnerët e saj të tregtisë është në bum dhe qytetarët i ruajnë bonot e thesarit, shteti japonez mund të luajë rolin e kreditorit nga jashtë dhe të borxhliut nga brenda. Deri tani japonezët janë treguar të matur.

Sidoqoftë kjo mund të ndryshojë, në rast se reja radioaktive lëviz drejt hapësirës së Tokios. 35 milionë njerëz do të mbeteshin të bllokuar për të mos bërë asgjë. Kjo do të kishte pasoja dramatike për ekonominë e Japonisë. Sepse kryeqyteti gjithmonë është konsidruar si lokomotiva e koniunkturës së vendit. Rendimenti ekonomik i Tokios i përgjigjet rendimentit të përgjithshëm të të gjithë Australisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)