05 Nëntor 2024

Ekonomia e Italisë bie në recesion

Romë, 31 janar - Ekonomia e Italisë ka rënë në recesion në fund të vitit të kaluar, bënë të ditur të dhënat e agjencisë shtetërore të statistikave Istat.

Në tre muajt e fundit të vitit 2018, ekonomia është tkurrur për 0.2%, pas një rënieje prej 0.1% në tremujorin e tretë, tha Istat.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, paralajmëroi se tkurrja ka gjasa të vazhdojë edhe në vitin 2019.

Shifrat e Bashkimit Evropian, ndërkaq, treguan se rritja ekonomike në Eurozonë është ende e dobët.

Sipas tyre, rritja në zonën 19-anëtarëshe ka mbetur në 0.2% në tremujorin e fundit të 2018-ës, njësoj si edhe në tremujorin paraprak.

Shifrat e agjencisë Eurostat treguan se në Bashkimin Evropian në tërësi, rritja në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka qenë 0.3%.

Për dallim prej Italisë, disa ekonomi të Eurozonës janë rritur më shumë seç është pritur: norma e rritjes në Francë ka qenë 0.3%, ndërsa në Spanjë 0.7%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)