18 Nëntor 2024

Ekonomia e Indisë dhe e Kinës janë rritur më tepër nga sa pritej

New York, 4 maj - Sipas një studimi të ri, ekonomitë e Indisë dhe të Kinës janë rritur më tepër nga sa pritej.

Kjo i ka bërë disa analistë të parashikojnë që Kina mund t'ja kalojë Shteteve të Bashkuara, duke u bërë ekonomia më e madhe e botës deri në fund të vitit, më shpejt se sa shumë ekspertë e parashikonin.

I njëjti studim tregon se India mund t'ja kalojë Japonisë, duke u bërë ekonomia e tretë më e madhe e botës.

Këto përfundime vijnë nga një matje e ndryshme e ekonomisë, nga ajo që përdoret gjerësisht, me të dhënat e prodhimit të përgjithshëm bruto, GDP. Metoda e re, e quajtur "PPP" mendohet se merr më tepër parasysh diferencat në koston e jetesës të vendeve të ndryshme.

Programi Ndërkombëtar i Krahasimit i Kombeve të Bashkuara, i hedh një vështrim të ri shumë aspekteve të ekonomive kryesore, përfshirë përmasat e tyre relative në përdorimin e metodave të quajtura "purchasing power parity", "barazia në fuqinë e blerjes", ose PPP.
 
Professor Kamel Mellahi, i universitetit Warwick në Britani, thotë se metoda e re (PPP) merr në konsideratë më të hollësishme koston relative të mallrave në vende të ndryshme të botës dhe se sa i kushton njerëzve të zakonshëm blerja e sendeve të nevojshme. 
 
"Kjo metodë mat se sa sende, apo shërbime mund të blesh me një sasi të barabartë parash në vende të ndryshme të botës...Pra, në se merr një shportë me ushqimet bazë që përdorim si mishi, qumështi, sheqeri, çmimi i një bilete kinemaje, apo i prerjes së flokëve, metoda e re i shqyrton më me hollësi kostot në vende të ndryshme të botës, dhe i krahason ato."
 
Studjuesit më pas gjejnë në mënyrë hipotetike vlerën e këmbimit dhe i krahasojnë ato për ekonomitë e ndryshme të botës.
 
Prodhimi i përgjithshëm bruto, GDP, mat të gjitha mallrat dhe shërbimet që prodhon një vend. Kjo metodë përdor nivelin e shkëmbimit të mallrave me vlerën e tregut, atë të shkëmbimit të parave në banka, për të krahasuar një ekonomi me një tjetër.
 
Por këto nivele mund të ndikohen nga shumë faktorë.
 
Analisti financiar i kompanisë Bankrate.com  Greg McBride, thotë se  metoda PPP eliminon disa nga këto shtrembërime, por e quan atë më tepër një vlerësim, se sa një matje e saktë.
 
"Kufiri i gabimit është tepër i madh në këtë matje dhe unë mendoj se kjo ngre një pikëpyetje të madhe për vlerën e të gjithë çështjes."
 
Të dhënat e Bankës Botërore nga viti 2012 tregojnë se GDP-ja e Kinës  ishte pak më tepër se  8 trilion dollarë, ndërsa ajo e SHBA ishte mbi 16 trillionë.
 
Por Profesor Mellahi thotë se matja e GDP-së ka probleme:
 
"Me GDP-në tradicionale, njerëzit gjithmonë nënvlerësonin përmasat e ekonomisë në vendet në zhvillim dhe në disa vende me ekonomi të mëdha në zhvillim… sepse kosto e jetesës atje është më e lirë dhe më e ulët."
 
Profesori Robert Rainish i Universitetit të New Haven-it, thotë se PPP nuk është as më tepër dhe as më pak e saktë se GDP, por vetëm një mënyrë e ndryshme e vlerësimit të aktivitetit ekonomik.

"Një mënyrë e ndryshme e vlerësimit të ekonomisë".

Sido që të matet, është fakt që ekonomitë e Kinës dhe Indisë për disa kohë janë rritur më shpejt se sa ekonomitë e zhvilluara, si SHBA.

Në fakt, raporti më i fundit tregon se ekonomia amerikane është rritur me 0, 1 për qind në tremujorin e parë të këtij viti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)