18 Nëntor 2024

Ekonomia e Greqisë do të rimkembët brenda 7 vitesh

Athinë, 22 maj - Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras prezantoi vizionin e tij për “Zhvillimin Kombëtar”, duke theksuar se brenda shtatë vjetësh vendi do të rikthehet në nivelet para krizës, me rritje të Produktit të Përgjithshëm Bruto, krijimin e 700 mijë vendeve të punës dhe shtimin e prosperitetit tek qytetarët.

“Greqia deri në vitin 2021 do të ketë rifituar prosperitetin që kishte para krizës”, tha kryeministri dhe shtoi se “tani e tutje, ditë pas dite, muaj pas muaji, situata do të përmirësohet për njerëzit e thjesht; ata do të gjejnë punë dhe bizneset do të kenë financim pa masa shtrënguese. Masat tatimore do të reduktohen. Zhvillimi fillon që sivjet. Në vitin 2015 zhvillimi do të arrijë në masën 2.9% dhe në 2016-ën, 3.7%”.

Për argumentimin e këtyre shifrave, kryeministri iu referua studimeve të organizmave ndërkombëtarë dhe analizave të qendrave të pavarura studimore. 

Samaras përmendi mundësitë e zhvillimit në shtatë vitet e ardhshme në sektorët e turizmit, energjisë, kërkimeve dhe teknologjisë, të cilat mund të sigurojnë 700 mijë vende pune dhe të rrisin Prodhimin e Brendshëm Bruto me më shumë se 230 miliardë euro, që ishte maksimumi para krizës. Mirëpo, sipas tij ka edhe sektorë të tjerë, që nuk janë përfshirë në studime dhe që kanë hapësira edhe më të mëdha përmirësimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)