24 Dhjetor 2024

Ekonomia e Gjermanisë regjistroi rritje me 1,5 për qind

Berlin, 31 korrik - Ekonomia e Gjermanisë regjistroi rritje me 1,5 për qind në tremujorin e dytë krahasuar me periudhën e mëparshme tremujore, duke u rritur pas një rënie të mprehtë të tremujorit të parë, por shumë më pak nga sa pritej.

Shifra e publikuar nga Zyra Federale e Statistikave të premten nuk konfirmoi rritjen prej 2 për qind që kishin parashikuar ekonomistët.

Për më tepër, rënia e tremujorit të parë ishte më e mprehtë se sa ishte raportuar më parë, me një rënie prej 2,1 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto(PBB), në vend se 1,8 për qind sa ishte raportuar në maj.

PBB-ja e tremujorit të dytë ishte 9,6 për qind më e lartë se një vit më parë. Tremujori i dytë i vitit të kaluar përjetoi ndikimin e fortë fillestar të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në ekonominë gjermane, më e madhja në Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)