19 Nëntor 2024

Ekonomia e G20-s shënon rritje prej 0.9 për qind

Paris, 13 shtator - Ekonomia e vendeve të G20-s ka shënuar rritje prej 0.9 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2013, thonë të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Në krahasim me të njëjtën periudhën e vitit të kaluar, rritja është 2.6% më shumë.

Shumica e vendeve anëtare kanë shënuar rritje të dukshme. Ndër vendet e Eurozonës, Gjermania shënoi rritje me 0.7% në tremujorin e dytë, çka ishte zero në tremujorin e parë. Ndërsa Franca shënoi rritje me 0.5 për qind nga -0.2 për qind në tremujorin e parë.

Ndër ekonomitë e reja, Kina dhe India shënuan rritjen përkatësisht me 1.7 për qind dhe 0.6 për qind në krahasim me tremujorin e parë. Ndërsa Meksika pësoi rënien në -0.7 për qind nga zero në tremujorin e parë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)