Ekonomia e eurozonës vazhdon ritjen gjatë marsit
Bruksel, 25 mars - Statistikat e reja tregojnë se ekonomia e eurozonës ka vazhduar të zgjerohet në mars për nëntin muaj rresht.
Indeksi i Menaxherial i Blerjeve PMI i bankës HSBC për rajonin, ka arritur në nivelin e 53.2, duke rënë nga niveli 53.3 i shkurtit të kaluar.
Megjithatë, shifrat kanë ende tendencë rritëse.
Porositë e reja po njohin ritmin e tyre më të shpejtë që nga maji i 2011-s.
Punësimi është rritur për të dytin muaj rresht, duke siguruar të dhëna për krijimin e vendeve të punës në zonën e euros që nga fundi i vitit 2011.
Indeksi PMI i prodhimit ka rënë në nivelin 53 nga 53.2, ndërsa indeksi i shërbimeve ka rënë në nivelin 52.4 nga 52.6 që ishte në shkurt.