15 Nëntor 2024

Ekonomia e Eurozonës u rrit më shpejt nga parashikimet

Bruksel, 29 prill - Ekonomia e Eurozonës u rrit më shpejt nga parashikimet me 0.6 për qind në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave statistikore zyrtare.

Kuota e rritjes në bllokun 19-anëtarësh u dyfishua nga 0.3 për qind që ishte në tremujorin e mëparshëm, duke shkuar përtej pritshmërive të analistëve që parashikonin 0.4 për qind.

Megjithatë, të dhëna të tjera nga Eurostat tregojnë se deflacioni në zonën e monedhës së përbashkët është rikthyer. Inflacioni ra në minus 0.2 për qind në muajin prill, nga zero ku ndodhej në mars.

Po sipas institutit europian, shifrat tregojnë se papunësia në Eurozonë ra në 10.2 për qind në mars, duke shënuar nivelin më të ulët në katër vite e gjysmë.

Shifrat e fundit tregojnë se ekonomia e zonës është më e madhe se ç’ka qenë më parë, edhe para nisjes së krizës financiare 8 vjet më parë.

Blloku i monedhës së përbashkët ka përfituar së fundmi nga rënia e çmimit të naftës dhe e vetë euros, sidomos në Gjermani. Gjithashtu, politikat buxhetore lehtësuese të qeverive kanë bërë që të lirohen më shumë burime në disa nga rajonet me borxhin më të lartë.

Howard Archer, ekonomist në institutin “IHS Global Insight”, deklaroi se Eurozona duhet të jetë në gjendje të ruajë rritjen në nivelin 0.4 për qind në të ardhmen, por paralajmëroi se kuota mund të bjerë lehtë në 3 muajt deri në qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)