15 Nëntor 2024

Ekonomia e eurozonës rëgjistroi rritje pozitive

Bruksel, 13 maj - Ekonomia e Eurozonës vazhdoi të rritet në terma pozitivë në tremujorin e fundit të vitit, ndonëse me ritme të rritjes të njëjta me një tremujor më parë, beri të ditur Banka e Shqipërisë.

Në raportin e publikuar se fundi, BSH-ja shpjegon se, aktiviteti ekonomik është mbështetur kryesisht nga rritja e investimeve dhe e shpenzimeve qeveritare, ndërsa kontributi i shpenzimeve konsumatore ka qenë pozitiv, por më i zbehtë se një periudhë më parë.

Sipas BSH-se, eksportet neto, nën ndikimin e kërkesës së ulët nga ekonomitë në zhvillim, tërhoqën për poshtë rritjen ekonomike. Treguesit me frekuencë të lartë, flasin për një vazhdim të tendencës së rritjes ekonomike edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Shitjet me pakicë janë rritur, duke pasqyruar të ardhurat e disponueshme më të larta, si pasojë e rënies së çmimit të naftës dhe stimulit monetar të ndjekur nga BQE-ja.

Prodhimi industrial ka shfaqur shenja pozitive, sidomos në ekonomitë e mëdha të Eurozonës, ndërsa treguesit e biznesit, ndonëse më të ulët se një tremujor më parë, qëndrojnë mbi mesataren e tyre historike. Ndërsa papunësia ka ndjekur një prirje të lehtë rënëse, por vazhdon të qëndrojë mbi nivelin 10%.

BSH-ja bën të ditur se, inflacioni vjetor shënoi vlerën 0% në muajin mars, me një rritje të lehtë krahasuar me një tremujor më parë, duke vijuar të reflektojë çmimet e ulëta të energjisë dhe të ushqimeve. Presionet e ulëta inflacioniste pritet të mbajnë inflacionin në vlera pozitive dhe afër zeros përgjatë vitit 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)