Ekonomia e Eurozonës pritet të rritet 0.5% në 2017
Bruksel, 1 shkurt - Qendra Evropiane e Statistikave, EUROSTAT parashikon që prodhimi i brendshëm bruto (GDP) i 19 vendeve anëtare të Eurozonës, në tremujorin e parë të këtij viti do të rritet 0.5%.
Në të njejtën kohë inflacioni në Eurozonë pritet të arrijë nivelin e tij më të lartë që nga viti 2013, me 1.8% në janar. Rritja e çmimeve në vendet e Eurozonës, sipas EUROSTAT-it shkaktohet nga rritja e çmimit të energjisë.
Të dhënat zyrtare nënvizojnë se niveli i papunësisë në Eurozonë, gjatë dhjetorit të kaluar ra me 9.6%. Ky është niveli më i ulët i papunësisë që nga maji i vitit 2009.