29 Prill 2025

Ekonomia e Eurozonës do të tkurret për 0.4 për qind këtë vit

Bruksel, 5 nëntor - Komisioni Evropian (KE) sot në Bruksel ka vlerësuar se ekonomia e Eurozonës do të tkurret për 0.4 për qind këtë vit, por pritet të rritet për 1.1 për qind në vitin 2014 dhe 1.7 për qind më 2015.

Më herët, KE ka parashikuar që ekonomia e zonës 17-anëtarëshe të rritet për 1.2 për qind në vitin 2014, por ka konstatuar se kërkesa nga ekonomitë në zhvillim do të jetë më e ulët, ndërsa rritja e këtyre ekonomive do të ngadalësohet.

Norma e papunësisë në Eurozonë pritet të mbetet në rekordin e tanishëm prej 12.2 për qind këtë vit dhe më 2014, ndersa më 2015 do të bie në 11.8 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)