15 Nëntor 2024

Ekonomia e Eurozonës do të rritet 1.7 për qind në vitin 2016

Bruksel, 5 shkurt - Komisioni Europian publikoi raportin e Parashikimit të Ekonomisë të Dimrit 2016, sipas të cilit ekonomia e Europës do të vazhdojë rimëkëmbjen.

Në raport thuhet po ashtu se rritja e ekonomisë së Eurozonës do të përshpejtohet pak në vitin 2016 dhe 2017, por duhet treguar vëmendje në kushtet e ngadalësimit të rritjes së ekonomive të reja, dobësimit të tregut ndërkombëtar, gjendjes së tensionuar në disa zona dhe sfidave të tjera të jashtme që po shtohen.

Raporti parashikon se ekonomia e 19 vendeve të Eurozonës do të rritet sivjet 1.7 %, duke e kaluar nivelin 1.6 % të vitit 2015, ndërsa në vitin 2017 pritet të arrijë në 1.9 %.

Sipas raportit, përveç Greqisë, të gjitha vendet e tjera të Eurozonës do të kenë rritje ekonomike në vitin 2016.

Ekonomia e Greqisë këtë vit pritet të ulet me 0.7%, kurse në vitin 2017 parashikohet të rritet me 2.7 %. Rritja e ekonomisë gjermane si sivjet, ashtu edhe vitin e ardhshëm, parashikohet të ketë një rritje 1.8 %. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)