26 Janar 2025

Ekonomia e Eurozonës do të rimëkëmbet në gjysmën e 2013

Frankfurt, 1 dhjetor - Presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE) Mario Draghi tha dje se ekonomia e Eurozonës parashikohet të rimëkëmbet në gjysmën e dytë të vitit 2013, pasi \"kriza do të zgjasë edhe për disa muaj\".

\"Ne nuk kemi dalë ende nga kriza. Në muajt e fundit kemi përjetuar një klimë disi paqësore në tregje. Është kjo paqe relative që duhet të na tregojë rrugën,\" u shpreh shefi i BQE-së.

Ai shtoi se padyshim, rimëkëmbja në Eurozonë do të nisë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2013.

Draghi nxiti liderët e Eurozonës të përmirësojnë konkurrueshmërinë

me fokusin tek inovacioni dhe kërkimi, për të \"inkurajuar fleksibilitet në tregun e punës.\" 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)