Ekonomia e Eurozonës do të regjistrojë rritje të ngadaltë
Moskë, 16 shkurt - Ekonomia në zonën euro do të regjistrojë një rritje të ngadaltë në vitin 2013, u shpreh të premten në Moskë komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn, i cili theksoi mundësinë për t\'i akorduar një afat kohor disa vendeve që të reduktojnë deficitet e tyre.
\"Perspektivat afatshkurtra në eurozonë po përmirësohen, megjithëse parashikimet tregojnë se ekonomia do të regjistrojë një rritje të ngadaltë gjatë këtij viti\", deklaroi ai në një konferencë shtypi para një takimi të ministrave të Financave të vendeve kryesore të pasura dhe në zhvillim për samitin e \"G 20\"-ës që do të zhvillohet në kryeqytetin rus.
Sipas shifrave të publikuara një ditë më parë, aktiviteti ka regjistruar një rënie më tepër se parashikimet në zonën euro përgjatë tremujorit të katërt të vitit 2012, ose -0,6 për qind në krahasim me tremujorin e tretë në të gjithë unionin monetar, -0,6 për qind në Gjermani dhe -0,3 për qind në Francë.