Ekonomia e Eurozonës do të jetë më e ulët se parashikimi
Frankfurt, 27 shtator - Shefi i Bankës Qendrore Europiane (BQE) Mario Draghi tha në Bruksel se ekonomia në Eurozonë mund të ruajë rimëkëmbjen e lehtë dhe të vazhdueshme, por shpejtësia e rimëkëmbjes do të jetë më e ulët se parashikimi i qershorit.
Draghi vuri në dukje se pas njoftim të tërheqjes së Britanisë nga BE, tregu financiar reagoi ashpër në fillim, por pas një periudhe treguesit ekonomik në Eurozonë iu rikthyen normalitetit.
Draghi shtoi se parashikimi për shpejtësinë e rritjes së GDP-së në Eurozonë në vitin 2016 do të arrijë në 1.7%, ndërsa në vitin 2017 dhe në vitin 2018 do të jetë 1.6%.
Norma e inflacionit në Eurozonë në vitin 2016 do të jetë 0.2%, ndërsa në vitin 2017 dhe në vitin 2018 do të jenë përkatësisht 1.2% dhe 1.6%.