Ekonomia e Eurozonës dhe e BE-së do të shënojnë rritje me 1.8 për qind
Bruksel, 10 nëntor - Komisioni Europian publikoi Raportin e Parashikimit Ekonomik të vjeshtës, ku parashikohet që sivjet ekonomia e Eurozonës dhe ajo e BE-së do të shënojë përkatësisht rritje me 1.7% dhe 1.8%.
Në raport parashikohet se, në dy vjetët e ardhshëm, bazuar në rritjen e punësimit dhe të të ardhurave, Eurozona dhe BE-ja do të ruajnë rritjen e moderuar ekonomike.
Konsumi individual do të jetë fuqia kryesore nxitëse për rritjen e ekonomisë europiane. Lehtësimi i politikave monetare të Bankës Qendrore Europiane do të ulë koston e kredimarrjes dhe kjo do të nxitë rritjen ekonomike, vëren raporti, duke shtuar nga ana tjetër se çmimet e ulëta të naftës dhe zhvlerësimi monetar nuk do të luajnë rol të dukshëm në rritjen ekonomike.
Komisionari i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Financiare Pierre Moskovici u shpreh para mediave se në vitin 2017, ekonomia europiane do të ruajë prirjen pozitive.
Ai tha se BE-ja duhet të vijojë rimëkëmbjen ekonomike dhe të garantojë që të gjitha shtresat e shoqërisë të përfitojnë nga zhvillimi ekonomik