Ekonomia e Egjiptit thelohet në borxhe
Kajro, 27 tetor - Në Egjipt vazhdojnë kërkimet e qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Destabiliteti i cili ka pothuajse dy vjet që vazhdon në Egjipt, ka dëmtuar rëndë edhe ekonominë.
Vazhdimi i demonstratave, problemi i sigurisë, grevat dhe mungesa e stabilitetit ka bërë që investitorët e huaj dhe turistët të largohen nga ky vend çdo ditë edhe më shumë.
Presidenti Muhammed Mursi për gjallërimin e ekonomisë vizitoi Kinën, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqinë dhe në këtë kontekst nënshkroi një sërë marrëveshjesh.
Egjipti i cili rishtazi nënshkroi marrëveshje me Turqinë për 2 miliardë dollarë ndihmë, për disa kohë do të ketë mundësinë të marrë frymë lirisht.
Vizita e një delegacioni të madh me investitorë amerikanë në ditët që kaluan ishte një zhvillim i rëndësishëm për ekonominë e Egjiptit.
Profesori i ekonomisë Hamdi Abylazim thotë se rimëkëmbja ekonomike është e varur nga stabilitetit.
Ai gjithashtu ka theksuar edhe rëndësinë e marrjes së kredisë nga FMN-ja për ekonominë e Egjiptit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar e kishte vizituar Egjiptin gushtin e kaluar dhe Egjipti kërkon nga FMN-ja rreth 5 miliardë dollarë kredi.
Aktualisht borxhi i brendshëm i Egjiptit është 193 miliardë dollarë kurse borxhi i jashtëm është rreth 34 miliardë dollarë.