Ekonomia e Bullgarisë vazhdon të shënojë rritje
Sofje, 15 tetor - Bullgaria arriti të shmangte recesionin e dytë i cili preki disa vende të BE-së, mirëpo, ekonomia e Evropës vazhdimisht shënon rënie dhe pa dyshim ndikon në ekonominë e vendit tonë.
Është fakt se rritja e shënuar e konsumit është e çuditshme duke pasur parasysh situatën aktuale në tregun e punës dhe rënien e ekonomisë në përgjithësi\", komenton Desisllava Nikollova, ekonomiste në Institutin e Ekonomisë së Tregut.
\"Të dhënat e fundit tregojnë se ende ka krizë në tregun e punës, punësia ulet ndejshëm, derisa papunësia rritet. D.m.th. të ardhurat e të punësuarve duhet të jenë më të vogla. Ja pse është çudi se shënohet rritja e konsumit.
\"Të ardhurat e buxhetit nuk rriten dhe nuk ka mundësi që prej tyre të gjenerohet një konsumi i tillë. Faktikisht ato bien. Në sektorin privat vërehet kufizimi i madh i punësisë. Përveç kësaj kursimet në banka rriten ndjeshëm. Kjo është normale në kohë krize të lesh anash para të bardh për ditë të zezë.
Të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare tregojnë se tri vitet e fundit ka rritje të ndejshme të depozitave në banka. Ndërkohë numri i kredive ulet.
Konsumi në rritje shpjegohet me faktorë thjesht statistikorë, thekson ekspertja Nikollova. P.sh. ka të bëjë me çmimet e lëndëve djegëse që u rritën dy herë këtij viti. Kështu që çmimet e rritura ndikojnë mbi çmimet e mallrave dhe shërbimeve që konsumohen dhe njëkohësisht mbi vlerën e përgjithshme të konsumit.