19 Nëntor 2024

Ekonomia e Britanisë së Madhe do të rritet për 3.4 për qind

Londër, 13 shkurt - Banka Qendrore e Britanisë së Madhe, publikoi një raport, sipas të cilit rritja e ekonomisë britanike këtë vit do të jetë 3.4 %, më e lartë sesa parashikimi i mëparshëm

Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney u shpreh se vitin e kaluar shpejtësia e rritjes ekonomike ishte 1.9 %, duke shënuar rritjen më të madhe në gjashtë vjetët e fundit dhe duke sjellë një ulje të papunësisë më të shpejtë sesa ishte parashikuar.

Në të njëjtën kohë, edhe tregu financiar ka ardhur duke u stabilizuar dhe inflacioni është nën 2 % që nga dhjetori i kaluar.

Për shkak të rimëkëmbjes ekonomike më të shpejtë sesa pritej, banka qendrore britanike parashikon se përqindja e papunësisë do të zbresë nën 7 % këtë pranverë.

 Për këtë arsye, banka ka ndryshuar parashikimin e vet për rritjen e ekonomisë, duke marrë parasysh më shumë tregues ekonomikë e duke mos u fokusuar në një tregues të vetëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)