Ekonomia e Britanisë pësoi rëie në 0.3 përqind
Londër, 25 maj - Ekonomia e Britanisë së Madhe është tkurrur me 0.3 përqind gjatë tre muajve të parë të këtij viti, më shumë nga sa ishte bërë e ditur kohë më parë.
Zyra Kombëtare e Statistikave kishte bërë të ditur pak kohë më parë se recesioni do të ishte 0.2 përqind, por me sa duket kriza në këtë vend është më e thellë.
Ekziston shqetësimi se ekonomia e Britanisë së Madhe do të tkurret sërish gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti.
Ndërkohë kryeministri Britanik David Cameron gjithmonë ka theksuar se performanca e ekonomisë së Britanisë së Madhe është më e mirë se sa ajo e vendeve të tjera Europiane.