Ekonomia e Britanisë mund të kthehet sërish në krizë
Londër, 2 korrik - Për shkak të masave të rrepta për kursim, ekonominë britanike mund ta kap sërish kriza, konsiderojnë ekspertët, ndërsa transmeton agjencia bullgare Fokus.
Anëtari i Komisionit për politikë monetare në Bankën Britanike, Adam Pozen, konsideron se barazpesha në sektorin financiar të vendit është jostabil, transmetojnë agjencitë.
Për Pozenin në ekonominë e vendit mund të ndodhë recesion i ri nën ndikim të masave të rrepta për kursim, që janë planifikuara nga Qeveria dhe të vendosura në buxhetin.
Aktvitetet që Qeveria i merr në këtë drejtim, konsideron Pozen, mund ta ngadalësojnë rikonstruimin e pazareve kyçe.