Ekonomia e Brazilit regjistron rënie prej 1.97 për qind
Rio de Zhanerio, 11 gusht - Banka Qendrore e Brazilit publikoi të hënën një raport në të cilit parashikohet që ekonomia vendëse këtë vit do të shënojë një rënie prej 1.97 për qind dhe përqindja e inflacionit do të rritet 9.32 për qind.
Sipas raportit, kjo do të jetë rënia më e madhe ekonomike e Brazilit në 25 vitet e fundit.
Pavarësisht se më 29 korrik Banka Qendrore e Brazilit rriti normën e interesit për herë të 7-të kjo nuk ndikoi në vënien në kontroll të inflacionit.
Në raport parashikohet që këtë vit inflacioni do të rritet 9.32% , duke shënuar një rekord në 13 vitet e fundit.