Ekonomia e Bosnjës po përmirësohet
Sarajevë, 18 tetor - Situata ekonomike në Bosnjë filloi të përmirësohet, pas rënies prej 3,2 për qind në vitin 2009.
Kjo e dhënë i mundësoi vendit të përdorë vetëm një pjesë të transhesë së ndihmës, të cilën e zhbllokoi FMN-ja. Rezervat tona devizore u stabilizuan dhe tani arrijnë 6,3 miliardë marka (3,2 miliardë euro), që është më shumë se niveli i dhjetorit të vitit 2009 6,2 miliardë marka, deklaroi guvernatori i Bankës Qendrore, Kemal Kozariq.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi se ka zhbllokuar 132,8 milionë euro ndihmë plotësuese për Bosnjën e Hercegovinën dhe njëherit i premtoi vendit transhenë e tretë dhe të katërt.
Linja e përgjithshme kreditore nga FMN-ja për BeH-në do të arrijë 379,4 milionë euro.