25 Dhjetor 2024

Ekonomia e BE-së tkurret me 6.4 për qind në vitin 2020

Bruksel, 3 shkurt - Ekonomia e Bashkimit Evropian (BE) është tkurrur me 6.4 për qind si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Zyra Statistikore Evropiane (Eurostat) publikoi të dhënat paraprake lidhur me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt të vitit 2020 për BE-në dhe Eurozonën.

Sipas kësaj, në Eurozonën me 19 anëtare, PBB-ja e rregulluar sezonalisht në çerekun e fundit të vitit 2020 ka rënë me 0.7 për qind në krahasim me çerekun paraprak.

Ndërsa kjo shifër në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2019 ra me 5.1 për qind.

Në BE, PBB-ja e rregulluar sezonalisht, në tremujorin e katër të vitit 2020 në krahasim me tremujorin paraprak pësoi rënie prej 0.5 për qind, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2019 ra me 4.8 për qind.

Ekonomia e BE-së në vitin 2020 u tkurr me 6.4 për qind ndërsa në Eurozonë me 6.8 për qind.

PBB-ja, në tremujorin e katërt në krahasim me atë të tretë, në Austri u tkurr me 4.3 për qind, në Itali 2 për qind, në Francë 1.3 për qind ndërsa në Gjermani u rrit me 0.1 për qind, Belgjikë 0.2 për qind, Spanjë 0.4 për qind.

Ndërkaq, PBB-ja në tremujorin e katërt në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në Spanjë u tkurr me 9.1 për qind, në Austri 7.8 për qind, në Itali 6.6 për qind, në Portugali 5.9 për qind, Francë 5 për qind, Belgjikë 4.8 për qind dhe Gjermani 3.9 për qind.

Në tremujorin e dytë ekonomia në BE ishte tkurrur me 11.4 për qind, në Eurozonë me 11.7 për qind ndërsa në tremujorin e tretë BE kishte shënuar rritje prej 11.5 për qind dhe Eurozona me 12.4 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)