Ekonomia e BE-së do të vazhdojë të tkurret edhe në vitin 2013
Bruksel, 5 maj - Komisioni Evropian në raportin që ka publikuar lidhur me parashikimet ekonomike për periudhën e pranverës konfirmon se ekonomia e Bashkimit Evropian do të vazhdojë të tkurret edhe në vitin 2013.
Komisioni ka rritur parashikimet e mëparshme që kishte bërë për Turqinë lidhur me rritjen ekonomike të këtij vendi për vitet 2013 dhe 2014.
Për shkak të krizës ekonomike që po kalon, për Bashkimin Evropian nuk do të ketë ditë të bardha as në vitin 2013, thotë KE.
Sipas Komisionit Evropian, i cili publikon raporte periodike mbi parashikimet ekonomike, këtë vit pritet të përjetojë recesion edhe zona e euros me 17 anëtarë, edhe Bashkimi Evropian.
Më shumë tkurrja do të ndjehet në zonën e euros.
Sipas parashikimeve të Komisionit rekordin e recesionit këtë vit do ta thyejë Qiproja greke me 8,7 për qind.
Krahas Spanjës dhe Italisë, që kanë një nga ekonomitë më të mëdha të Evropës, në 2013-n tkurrje pritet të ketë edhe në ekonomitë holandeze dhe franceze.
Kurse parashikimet e rritjes ekonomike për Turqinë në vitet 2013 dhe 2014 komisioni e ka revizionuar nga 3,2 për qind që ishte në 4 për qind, duke e rritur parashikimin me 2 pikë.
Me performancën e fuqishme të vitit të kaluar në eksport Turqia arriti që borxhin primar nga 10 për qind që e kishte ta ulë në nivelin 6 për qind, thotë raporti i Komisionit Evropian.
Sipas raporti në Turqi në vitet 2013 dhe 2014 do të vazhdojë rënia e nivelit të borxhit publik.