07 Nëntor 2024

Ekonomia e BE-së dhe Eruozonës rritet me 0.5 për qind

Bruksel, 17 maj - Prodhimi i Brendshëm Bruto i Eurozonës dhe Bashkimit Europian u zgjerua me 0.5 për qind nga tremujori në tremujor, njoftoi të martën agjencia e statistikave e BE-së, Eurostat.

Konkluzionet e së martës erdhën pas daljes së të dhënave të reja ekonomike të disa shteteve anëtare, përfshirë Italinë, PBB-ja e të cilës u rrit me 0.2 për qind në tremujorin e parë, më pak se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar të cilat njohën një rritje prej 0.3 për qind.

Ekonomia e parë e bllokut, Gjermania, raportoi një rritje në tremujor prej 0.6 për qind.

Në baza vjetore, Prodhimi i Brendshëm Bruto i eurozonës u rrit me 1.7 për qind në tremujorin e parë, duke dëshmuar se rimëkëmbja e bllokut fitoi vrull dhe tejkaloi Shtetet e Bashkuara, ku rritja e tremujorit të parë shënoi nivelin më të dobët në tre vjet, prej vetëm 0.7 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)