01 Nëntor 2024

Ekonomia dixhitale rritet me 40% në nivel global

New York, 28 maj - Sipas treguesit të Ekonomisë Dixhitale të kompanisë Adobe, ekonomia dixhitale në mbarë botën arriti në 876 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2021. Edhe pse dyqanet filluan të rihapen konsumatorët po vazhdojnë të bëjnë më shumë blerje në internet.

Sipas Treguesit të Ekonomisë Dixhitale Adobe, tregu global i ekonomisë elektronike është rritur me 40% që nga fillimi i vitit 2021.

Kjo është hera e parë që Adobe arriti të siguronte të dhëna mbi transaksionet nga më shumë se 80 vende të botës për treguesin, dhe rezultatet nënvizojnë rritjen e besimit të konsumatorit ndërsa më shumë amerikanë po vaksinohen.

“Tregtia elektronike globale arriti në gati një trilion dollarë në tremujorin e parë të vitit 2021. Dhe kjo është rreth 40% më e madhe se sa një vit më parë, kur ishim në fillim të pandemisë, dhe dukshëm më e madhe se në vitin 2019”, thotë Taylor Schreiner nga Adobe Digital Insights.

Statistikat tregojnë se ekonomia dixhitale në Shtetet e Bashkuara mori një nxitje të madhe më 11 mars të vitit 2021 kur Presidenti Biden nënshkroi Aktin e Planit të Shpëtimit Amerikan.

Blerjet në internet sollën 8 miliardë dollarë në vetëm 20 ditë midis 11 marsit dhe 31 marsit. Por ekspertët thonë se kjo rritje nuk është vetëm rezultat i masave kufizuese për shkak të Covid-19.

“Megjithëse po ulet numrit i rasteve të Covid-19, shpresojmë që kjo të vazhdojë, dhe vaksinat po bëhen më të disponueshme, njerëzit po vazhdojnë blerjet në internet për shumë produkte që më parë i blinin nëpër dyqane, si ushqimet”, thotë zoti Schreiner.

"Unë mendoj se ka patur disa ndryshime të qarta dhe afat-gjata në mënyrën dhe modelet e blerjeve që janë shkaktuar nga Covid-19, dhe shumë prej tyre do të vazhdojnë të jenë të pranishme", thotë Steve Lutz nga kompania Category Partners.

Një tjetër risi që pandemia ka sjellë në ekonominë dixhitale është mënyra e re e pagesave.

"Ne kemi parë një trefishim të asaj që ne e quajmë "blej tani, paguaj më vonë". Kjo pjesërisht është rezultat i një prirjeje më të gjerë në Shtetet e Bashkuara nga njerëzit që ndryshuan qasjen ndaj kredimarrjes dhe huamarrjes, duke e përdorur atë shumë më ndryshe. Ne kemi parë një rënie të huamarrjes personale dhe një ulje të nivelit të borxhit të kartave të kreditit gjatë Covid-19. Dhe ky opsion ofron një mënyrë tjetër për të paguar që nuk ka pasoja ose ndikon ndryshe në profilin kredimarrës të njerëzve", thotë Taylor Schreiner nga Adobe Digital Insights.

Nëse ekonomia dixhitale vazhdon të rritet me ritmin që ka treguar vitin e fundit, ajo do të arrijë në 4.2 trilionë dollarë deri në fund të vitit 2021, një rritje e madhe krahasuar me vitin 2019. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)