Ekonomia dhe prodhimi industrial turk nuk ka të ndalur
New York, 11 janar - Gazeta e grupit "Dow Jones & Company" me seli në Nju-Jork, publikoi një analizë rreth krizës ekonomike në Evropë.
"The Wall Street Journal", një nga gazetat më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi një analizë rreth krizës ekonomike në Evropë.
E përditshmja amerikane vuri në dukje rritjen e shpejtë në ekonominë dhe prodhimin industrial të Turqisë.
Sipas editorialit, që zë vend në website e ditores prestigjioze "The Wall Street Journal", vrulli i rritjes në ekonominë dhe prodhimin industrial të Turqisë nuk ka të ndalur.
Në këtë analizë tërhiqet vëmendja mbi rritjen e prodhimit industrial në muajin nëntor 2011 dhe nënvizohet se këto shifra tregojnë rezistencën e ekonomisë turke ndaj efekteve të krizave të jashtme.
Gazeta e grupit "Dow Jones & Company" me seli në Nju-Jork, bëri parashikime për rritje të fuqishme edhe në prodhimin e brendshëm bruto të Turqisë.
Në fund të analizës "The Wall Street Journal" vuri gishtin mbi rënien e kërkesës së sektorit industrial në tregun evropian të eksportit, duke paralajmëruar se efektet e zhvillimeve ekonomike globale mund t'i vuajë edhe Turqia.