Ekonomia britanike u rrit 1.8 për qind
Londër, 30 mars - Sipas të dhënave të publikuara ditët e fundit nga Drejtoria e Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar, në tremujorin e fundit të vitit 2017, ekonomia u rrit 0.4% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2017.
Ndërsa rritja e ekonomisë për tërë vitin ishte 1.8%, një ngadalësim i lehtë krahasuar me rritjen prej 1.9% në vitin 2016.
Në mesin e këtij muaji, ministri i Financave i Britanisë, Hamond, konfirmoi gjendjen e tanishme financiare të Mbretërisë së Bashkuar kur njoftoi raportin financiar këtë pranverë.
Ai u shpreh se ekonomia britanike po rimëkëmbet dhe se "në fund të tunelit ka dritë".