Ekonomia britanike doli nga recesioni
Londër, 30 mars - Ekonomia e Britanisë së Madhe doli nga recesioni i gjatë rekord në tremujorëshin e fundit të vitit 2009, duke shënuar rritje prej 0.4 për qind, tregojnë të dhënat zyrtare.
Buto Prodhimi Vendor (BPV) i vendit u rrit për 0.4 për qind në tremujorëshin e katërt të vitit 2009, për dallim nga të dhënat për rritje prej 0.3 për qind nga analiza paraprake, thuhet në kumtesën e Zyrës së statistikës nacionale.