Ekonomia braziliane pritet të ketë rritje të ndjeshme
Rio de Zhanerio, 4 qershor - Ekonomia braziliane pritet të ketë një rritje të ndjeshme gjatë botërorit. Embratur, studioja ligjore për turizmin vendas, ka treguar se shpenzimet që do të bëjnë brazilianët dhe të huajt gjatë muajit qershor dhe korrik do të kalojnë shifrën e 8 miliard eurove.
Këto shifra do të rikuperonin të gjitha investimet publike që janë bërë për organizimin e këtij evenimenti.
Sipas statistikave të Embratur, brazilianët do të shpenzojnë rreth 6 miliard euro, ndërsa të huaj që do të jenë aty për pushime dhe për të mbështetur skuadrat e tyre do të shpenzojnë më shumë se 2 miliard euro.
Sipas statistikave të kësaj kompania, të ardhurat që do të përfitojë ekonomia braziliane gjatë Kupës së Botës do të jenë 30 herë më të larta se të ardhurat që kanë ardhur nga shpenzimet e turistëve gjatë festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë