18 Nëntor 2024

Ekonomia botërore përballët me mosstabilitetin e sistemit financiar

New York, 11 shtator - Ekonomia botërore nuk ka gjetur ende rrugën e zhvillimit të vazhdueshëm dhe problemet kryesore të saj janë pamjaftueshmëria e kërkesës dhe vazhdimi i mosstabilitetit të sistemit financiar.

Kështu thuhet në \"Raportin mbi tregtinë dhe zhvillimin 2014\" të publikuar të mërkurën nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).

Raporti parashikon se përqindja e rritjes së ekonomisë botërore do të jetë nga 2.5 % deri 3 %, shumë më e ulët se niveli që pati para krizës financiare. Rimëkëmbja e ekonomisë botërore është ende e dobët.

Në raport parashikohet se sivjet rritja ekonomike në vendet e zhvilluara do të jetë afro 1.8 për qind, në vendet në zhvillim 4.5-5 për qind, kurse në ekonomitë në tranzicion, si ato të Europës Juglindore, afro 1 për qind.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin beson se, për të zgjidhur problemin e rënies së zgjatur të ritmeve të rritjes së ekonomisë, duhet të realizohet shtimi i kërkesës nëpërmjet rritjes së pagës reale dhe shpërndarjes së barabartë të të ardhurave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)