Ekonomia botërore nuk ndikohet nga Kina
Paris, 26 gusht - Presidenti francez, François Hollande, i pyetur rreth krizës aktuale të tregut të aksioneve, vlerësoi se ekonomia botërore ishte mjaftueshëm e qëndrueshme që rritja ekonomike të mos ndikohej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga situata e krijuar në Kinë.
\"Ekonomia botërore është mjaft e konsoliduar që të ketë potencial të rritjes ekonomike, duke mos u ndikuar drejtpërdrejtë nga situata në Kinë\", u shpreh ai gjatë një konference shtypi në Berlin, ku u takua me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të biseduar rreth krizës së emigrantëve në Evropë.