Ekonomia botërore në 2011 do të rimëkëmbet me "dy shpejtësi"
Washington, 1 janar - Në vitin 2011 ekonomia botërore do të rimëkëmbet përsëri me "dy shpejtësi", që do të thotë se ekonomitë e zhvilluara do të rriten ngadalë, kurse tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim do të rriten shpejt. Parashikimi vjen në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Eksperti i FMN-së, Olivier Blanchard, thotë në raport se rritja e dobët e ekonomive të zhvilluara nuk do të përkthehet edhe në ulje të ndjeshme të papunësisë.
Blanchard, mendon se shumë vende evropiane, do të përballen më vështirësitë e reformave afatgjatë të politikave makroekonomike.
Ekonomisti, u bën thirrje vendeve të ndryshme të përpiqen të zgjidhin zhvillimin e pa ekuilibruar të ekonomisë botërore.
Ai paralajmëroi: "pa ri ekuilibrimin e ekonomisë, nuk do të ketë rimëkëmbje të shëndetshme".