Ekonomia botërore goditet nga lufta tregtare
Vjenë, 22 nëntor - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi se rritja ekonomike botërore ka kaluar kulmin e saj dhe po përballet me rrezikun e rritjes, përfshi mosmarrëveshjen tregtare dhe norma më të lartë të interesit.
OECD-ja, e cila ndjek perspektivën e disa ekonomive kryesore, u shpreh se ka pakësuar parashikimin e saj për rritjen globale të vitit të ardhshëm në 3.5 për qind, nga 3.7 për qind që kishte parashikuar më parë.
Shefi i OECD-së Angel Gurria tha se tregtia dhe investimi kanë marrë një goditje nga rritja e tarifave.
"Vendosja e tarifave të reja dhe pasiguria për veprimtarinë e ardhshme tregtare ka shkaktuar ngadalësimin e rritjes ekonomike, frenimin e investimeve globale dhe ka kërcënuar punësimin dhe standardet e jetesës."
Ai shtoi se duhet bashkëpunim ndërkombëtar më i fuqishëm, më efektiv dhe më të gjithëpërfshirës për të ruajtur stabilitetin dhe përmirësimin e ekonomisë botërore.