25 Dhjetor 2024

Ekonomia botërore do të rritet me 5.6 për qind këtë vit

Paris, 11 mars - Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik ka parashikuar një rritje shumë më të madhe për ekonominë globale në vitin 2021 në një kohë kur shumë vende po e marrin veten gradualisht nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Agjencia ndërkombëtare me bazë në Paris ka thënë se ekonomia botërore do të rritet me 5.6 për qind këtë vit, një parashikim më pozitiv krahasuar me një rritje prej 4.2 për qindësh pararashikuar në dhjetor të vitit që lamë pas.

Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik e bazon parashikimin e saj më optimist tek përpjekjet në të gjithë botën për vaksinim kundër COVID-19-s si dhe tek paketa stimuluese ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh që pritet të miratohet në Shtetet e Bashkuara.

Agjencia thotë se ekonomia amerikane do të rritet me 6.5 për qind në 2021, më shumë se dyfishi i parashikimit të mëparshëm prej 3.2 për qind, i bërë në dhjetor.

Organizata thotë se paketa stimuluese e SHBA-së do të rrisë gjithashtu normën globale të rritjes ekonomike me një për qind.

Por agjencia paralajmëroi se çdo dështim për të shpejtuar procesin e vaksinimit apo përballjes me mutacionet e reja të COVID-19-s, paraqet rreziqe të konsiderueshme për një rimëkëmbje të mundshme ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)