Ekonomia botërore do të ndodhet para një gjendjeje më të vështirë
Pekin, 10 janar - Për guvernatorin e Bankës së Popullit Kinez e që është edhe Banka Qendrore e Kinës, Zhou Xiaochuan, ekonomia botërore do të ndodhet para një gjendjeje më të vështirë dhe të paqëndrueshme.
\"Kina duhet ta ndjekë me vëmendje zhvillimin e situatës, duke përpiluar dhe zbatuar në kohë politikat përballuese,\" tha Zhou.
Problem për guvernatorin Zhou mbetet kriza europiane e borxheve, paqartësia e rigjallërimit të ekonomisë amerikane dhe ngadalësimi i rritjes së ekonomive të reja. Këto sipas tij janë problemet kryesore për situatën ndërkombëtare ekonomike.
Pështjellimi i situatës ndërkombëtare pritet të ndikojnë në rritjen e eksporteve dhe ekonomisë në përgjithësi. \"Dduhet tu kushtojmë më shumë rëndësi elementeve që shkaktojnë inflacionin në sektorin e çmimeve të tokës, krahut të punës dhe mbrojtjes së mjedisit,\" nënvizoi Zhou.