Ekonomia botërore do të bjerë sërish në recension në 2011
Pekin, 28 dhjetor - Vitin e ardhshëm ekonomia botërore do të pësojë një recension të ri, por rënia nuk do të kapë "pikën më të ulët".
Vlerësimin e jep Akademia e Shkencave Sociale të Kinës, në "Librin e Verdhë mbi Ekonominë Botërore".
Sipas parashikimit, vitin e ardhshëm ekonomia botërore do të vazhdojë të rritet ngadalë dhe në mënyrë të jo ekuilibruar, çka mund të sjellë paqëndrueshmëri.
Në parashikimin e "Librit të Verdhë", thuhet se për vitin 2010, kur ekonomia botërore filloi të kapërcejë vështirësitë e shkaktuara nga "recensioni i madh" dhe po rimëkëmbet, rritja ekonomike do të jetë 3.2%.
Në vitin 2011, nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur, ekonomia botërore do të ketë prirjen e rritjes njësoj me këtë vit dhe përqindja e rritjes do të jetë 3%.