Ekonomia bashkon Shqipërinë dhe Kosovën
Prishtinë, 27 nëntor Shqipëria nesër feston 100 vjetorin e Pavarësisë, në atë kohë mëvetësia ishte shpallur për të gjitha hapësirat shqiptare. Sot kur ky përvjetor kremtohet në Shqipëri, Kosovë dhe në hapësira tjerat ku jetojnë shqiptarët, ekonomia duhet që të jetë ajo që më së shumti duhet që të na bashkojë.
Njohësit dhe zhvillimeve ekonomike në Kosovë, kanë vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria duhet që të shikojnë që të bashkojnë tregun, pasi që është në të mirë të zhvillimit. Aq më shuam prodhim dhe zhvillim të përbashkët ekonomike, aq më shumë kemi arsyeje për tu bashkuar.
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, ka vlerësuar se në këtë 100 vjetor ka pasur shumë përparime për largimin e barrierave tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në vitet e fundit ka pasur ndryshme, nderimit i rrugëve të reja, konkretisht Rruga e Kombit, ka hapur shumë mundësi që biznesi kosovar të shikoj ka Shqipëria dhe ato të Shqipërisë nga Kosova, po ashtu rruga e kombit, ka krijuar mundësi që të shfrytëzohen portet shqiptare, ka thënë ai.
Qorraj: Shqipëria dhe Kosova, bashkë për prodhim
Profesori i Universiteti të Prishtinës, Gazmend Qorraj, ka vlerësuar se opsioni më i mirë ose mundësia për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve konkretisht në këtë rast Shqipërisë dhe Kosovës është që këto dy vende të krijojnë struktura komplementarë të prodhimit dhe tregut.
Këto vende së pari duhet të identifikojnë përparësitë krahasuese dhe mandej të krijojnë struktura komplementare- plotësuese të prodhimit dhe tregut, konkretisht të zhvillojnë kapacitetet prodhuese që një prodhim i njërit vend të plotësohet nga vendi tjetër në këtë mënyrë këto dy vende nuk do ti bënin konkurrencë njëri tjetrit sepse do ta plotësonin njëri tjetrin, duke prodhuar produkte të ndryshme, ka theksuar ai.
Sipas tij nëse këto vende krijojnë struktura zëvendësuese të prodhimit atëherë produktet e njërit vend do të zëvendësonin produktin e vendit tjetër, praktikisht atëherë këto dy vende do ti konkurronin njëri tjetrit dhe në këtë rast bashkëpunimi do të ishte më i vogël si në aspektin mikroekonomik- ndërmarrës ashtu edhe në aspektin makroekonomik, sepse të gjithë do të ishin të interesuar të eliminonin konkurrencën.
Rast praktik ishte edhe problemi i eksportit të patateve, sepse të dyja vendet prodhonin të njëjtin produkt, nëse Kosova do të eksportonte produkte të ndryshme prej Shqipërisë atëherë padyshim që nuk do të kishim probleme të eksportit, ka theksuar ai. Aspekt tjetër, sipas profesor Qorrajt është edhe bashkëpunimi rajonal nga fondet e IPA-s Instrumentit të Para- anëtarësimit nga BE-ja, etj
Një gjë duhet kuptuar së bashkëpunimi ose integrimi ekonomik është ai që do të dominojë në raportin Shqipëri - Kosovë në të ardhmen, ndoshta më shumë së raporti politik, sepse ndërmarrësit në ekonomi të tregut janë të prirur që më shumë ti japin rëndësi aspektit ekonomik së sa atij politik, ka pohuar ai.
Gërxhaliu: Koha për veprime që do të arrinin një zhvillim dhe rritje më të madhe ekonomike
Kryetari i Odës ekonomike (OEK), Safet Gërxhaliu, ka pohuar këtë vit mbushen 100 vjet të pavarësisë së Shqipërisë.
Është një vit i madh për të gjithë shqiptarët, por në aspektin ekonomik Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të jemi të kënaqur, pasi ka shumë barriera. Jemi dy shtete me një komb të ndarë, por nuk kemi bashkëpunim të kënaqshëm, ka pohuar ai.
Sipas tij është koha të bëjmë veprime që do të arrinin një zhvillim dhe rritje më të madhe ekonomike.
Autostradat kanë krijuar shumë mundësi të kemi shkëmbime tregtare. Në këtë 100-vjetor nuk mjaftojnë vetëm fjalët që të kënaqemi me vetveten dhe me patriotizëm folklorik. Sikur në këtë 100 vjetor të kishim termo elekrana, fabrika të mëdha që do të ishin në shërbim të kombit, ky do të ishte vizioni i tyre që 100 vjet më parë morën një vendim për të pasur një shtet komb shqiptar, ka theksuar.
Shahini: Pas 100 vjetësh tashmë ekonomia shqiptare është në duar të vet shqiptarëve
Kurse kryetari i Aleancës Kosovare rë Bizneseve(AKB), Agim Shahini, ka vlerësuar se Qeveritë tona të cilat janë të përkushtuara në dy drejtimet, duhet të ndërtojnë ekonominë vendore dhe kjo ekonomi vendore të shkon drejt integrimeve dhe sfidave evropiane, por njëkohësisht edhe konkurrencës evropiane
Ekonomia shqiptare kaloi në këtë periudhë nëpër shumë sfida, pas 100 vjetësh tashmë ekonomia shqiptare është në duar të vet shqiptarëve të cilët po bëjnë punën e tyre të shkëlqyeshme për të ngritur ekonominë dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e vet, ka theksuar ai.
Sipas tij tashmë ekonomia shqiptare është tregti e lirë e udhëhequr nga vet ndërmarrësit kosovarë dhe shqiptarë, dhe të tjerë.
Kjo dalë ngadalë po rimëkëmbet dhe kjo rimëkëmbje është tejet e ngadalshme në nevojën dhe kërkesat të cilat dalin nga vet ekonomia e tregut dhe nga konkurrenca e cila në Kosovë dhe në trojet shqiptare është tejet e ashpër, ka thënë ai. Duke shtuar se jemi në rrugën e duhur dhe të mirë e cila do të shpije drejt një qëndrueshmërie më të fuqishme ekonomike shqiptare, duke qenë ekonomi e integruar në atë evropiane dhe globale. Ekonomia shqiptare pas një qind vjetorit të parë, do të zhvillohet dhe do të rimëkëmbet do të ndërtohet me planet më të mirë, shqiptarët kanë treguar që janë dinjitoz ndaj ekonomisë së tregut, ka thënë ai.
Sipas tij potencialet që i kanë shqiptarët janë të rrallë popuj në Evropë që kanë.
Kjo tregon se shqiptarët do të marrin më shumë hise në tregun gjerë më konkurrence të shëndoshë nga ekonomia e vendore e cila do të përfshihet nga të gjitha trojet shqiptare, ka thënë ai për gazetën.
Oda Amerikane: Tregu i përbashkët Shqipëri-Kosova, atraktiv për investitorët
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka deklaruar se krijimi i një mjedisi të tillë do të ishte më atraktiv edhe për investitorët e huaj, të cilët momentalisht sikur nuk e shohin Kosovën si vendin e duhur për zgjerimin e investimeve të tyre, pavarësisht fuqisë së shkathët dhe të lirë, pavarësisht legjislacionit shumë të avancuar dhe burimeve të shumta natyrore
Sipas tij si vend duhet të mendojmë për krijimin e një mjedisi i cili ndihmon zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrjeve të Kosovës duke u bërë më konkurruese kundrejt ndërmarrjeve të ngjashme në rajon.
Niveli i bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës edhe Shqipërisë nuk është ai që do të duhej të ishte duke pasur parasysh lidhjet e veçanta që ekzistojnë midis dy vendeve tona, sidomos infrastruktura rrugore ka qenë një pengesë në drejtim të realizimit të një bashkëpunimi më të mirë, ka pohuar ai.
Ndërtimi i autostradës së kombit do të kontribuojë dukshëm në përmirësimin e shkëmbimit tregtar midis dy shteteve tona. E natyrisht në të kaluarën ka pasur edhe pengesa të tjera politike, të cilat tashmë janë pjesë e historisë.(Epoka e re)