08 Nëntor 2024

Ekonomia aziatike do të ruajë rritjen e qëndrueshme

Pekin, 14 dhjetor - Banka Aziatike për Zhvillim publikoi të martën raportin e ri "Mbi Perspektivën e Zhvillimit të Azisë 2016", ku parashikohet se sivjet dhe vitin e ardhshëm, shpejtësia e rritjes e ekonomive aziatike në zhvillim do të ruajë qëndrueshmërinë.

Për shkak se rritja ekonomike e Indisë është nën nivelin e parashikimit, Banka Aziatike për Zhvillim ka ulur rritjen e parashikuar të ekonomive aziatike në zhvillim nga 5.7% në 5.6% këtë vit, por nuk ndryshon rritjen e parashikuar për vitin tjetër, me 5.7%.

Sipas raportit, në rajonet e Azisë Lindore rritja ekonomike do të jetë 5.8% këtë vit dhe 5.6% vitin tjetër.

 Për shkak të konsumit të fortë të brendshëm, rritjes së qëndrueshme të pagave, rritjes së punësimit në qytet dhe investimeve të infrastrukturë, Kina si ekonomia e dytë globale parashikohet të ketë një rritje ekonomike prej 6.6% këtë vit dhe 6.4% vitin e ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)