13 Maj 2024

Ekonomia avancon partneritetin mes Kosovës dhe Sllovakisë

Prishtinë, 27 prill - Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka thënë se avancimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të komunitetit kosovarë dhe ati nga Sllovakia mund të jetë çelësi i forcimit në mënyrë të suksesshme të raporteve në  mes të dyja shteteve.

"Në këtë drejtim Oda Ekonomike e Kosovës është e gatshme të jep kontributin e vetë përmes bashkëpunimit me Odat Ekonomike nga Sllovakia që të krijohet një urë e bashkëpunimit ekonomik nga e cila urë do të  zgjerohet ky partneritet edhe në fusha të  tjera, theksoi Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim Shefin e Zyrës Sllovake në Kosovë Henrik Markus dhe znj. Elishka Slavikova nga Instituti për Politika Evropiane.    

"Është e vertetë se falë mospranimit të Pavaresisë së Kosovës nga ana e Sllovakisë  shumë procese ekonomike janë anashkaluar dhe kjo e dëmtonë avancimin e më tutjeshëm dhe jam i mendimit se duhet të kemi një qasje më proaktive në kandevështrimin ekonomik, të krijojmë mundësi për dialogim dhe partneritet mes ndërmarrësve kosovare dhe atyre sllovak dhe e tëra kjo të jetë plateforme e cila do të ndikojë edhe në instanca të tjera që  të kuptohet një realitet i ri rreth Kosovës", theksoi Markus.

Znj. Slavikova pas pjesëmarrjes në konferencen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ku ishin të pranishme shtetet që nuk e kanë pranuar Kosovën ka thënë se duhet të krijohen raporte të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

"Në këtë drejtim do të jap kontributin tim që të informojë instancat dhe ndërmarrjet e shtetit tim për mundesitë e bashkëpunimit dhe shfrytezojë rastin të falenerojë Kryetarin Gërxhaliu për informatata e ofruara lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në Kosovë lidhur me sektoret si dhe politikat fiskale dhe doganore në Kosovë."  

Kryetari Gerxhaliu poashtu i informojë përfaqësuesit nga Sllovakia lidhur me aktivitetet e Odes Ekonomike të Kosovës dhe gadishmërinë që  në  partneritet me Administraten Tatimore të Kosovës, Doganeat e Kosovës , Agjensionin Kosovar të Privatizimit të pres një delegacion nga ky shtet me të vetmin qëllim që ata të kenë informata nga dora e parë  për aktualitetin ekonomik në Kosovë, mundësitë sektoriale për bashkëpunim si dhe bashkarishtë të kontribojmë në përmirësimin e imazhit të Kosovës sepse siq u theksua edhe më herët është një problem që e pengonë  avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.    

Poashtu me datën 06 – 09 Qershor 2012 do të organizohet Panairi Ndërkombëtare “ Prishtina 2012”  ku mund të shfrytezohet kjo mundësi për kompanitë  sllovake qoftë në menyrë individuale si ekspozues ose në formë të misionit tregetra ta vizitojnë  Kosovën dhe pse jo të krijojnë  edhe partneritet afariste, perfundoi ai.

    


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)