Ekonomia amerikane vazhdon rritjen modeste
Washington, 8 shtator - Një raport i ri i Rezervës Federale të ShBA-së nënvizon se aktiviteti ekonomik ka vazhduar të zgjerohet me një ritëm modest nga korriku deri në fund të gushtit.
Raporti tregon rritje të moderuar ekonomike në 12 rrethet e ndryshme të Shteteve të Bashkuara që mbulon Rezerva Federale.
Shitjet me pakicë u rrudhën disi në korrik dhe në gusht, ndërsa aktiviteti në sektorin e prodhimit shënoi rritje të lehtë.
Kushtet e tregut të punës mbeten të pandryshuar, vetëm vërehet rritje e moderuar e pagave