03 Maj 2024

Ekonomia amerikane vazhdon rritjen

Washington, 31 mars - Të dhënat e reja flasin për rritje të mëtejshme të ekonomisë amerikane.

Firma Automatic Data Processing njoftoi sot se në muajin mars, bizneset shtuan vende të tjera pune dhe shkurtuan më pak punëtorë.

Sipas saj,  kompanitë private krijuan këtë muaj 201 mijë vende të reja pune. Sipas një studimi tjetër të bërë nga firma Challenger, Gray and Christmas, bizneset amerikane njoftuan rreth 41 mijë e 500 shkurtime në muajin mars ose 39 përqind më pak se në të njëjtin muaj një vit më parë.

Raporti mujor i qeverisë amerikane për gjendjen e punësimit do të publikohet të premten, por ekspertët parashikojnë se papunësia do të vazhdojë të qëndrojë në shifrat 8,9 përqind, aq sa muajin e mëparshëm.

Sipas analistëve, ekonomia amerikane po përmirësohet me një ritëm të qëndrueshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)