Ekonomia amerikane vazhdon rigjallërimin e ngadalshëm
Washington, 3 dhjetor - Ekonomia amerikane vazhdon rigjallërimin e ngadalshëm pavarësisht situatës ende jo optimiste në tregun e pasurive të patundshme dhe punësimit, thekson një raport i komisionit i Rezervës Federale Amerikane.
Sipas raportit, shitja e automjeteve ka shënuar një rritje në disa shtete. Po ashtu rritje ka shënuar turizmi ndërsa prodhimi industrial në disa shtete mbetet i qëndrueshëm. Njëkohësisht raporti vëren rritjen e numrit të kredive.
Raporti i Rezervës Federale Amerikane është përpiluar mbi bazën e kërkimeve të 12 bankave rajonale të saj.