18 Nëntor 2024

Ekonomia amerikane u rrit më ngadalë se pritej

Washington, 1 mars - Ekonomia amerikane u rrit më ngadalë nga ç’ishte parashikuar gjatë muajve të fundit të vitit 2013.

Raporti nga Departamenti i Tregëtisë thotë se ekonomia më e madhe e botës u rrit me një përqindje vjetore 2.4 për qind në tetor, nëntor dhe dhjetor.

Kjo shifër ishte 0.8 për qind më e ngadaltë sesa parashikimi paraprak i një muaji më parë. Zyrtarët e financave shpesh i rishikojnë shifrat për zgjerimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, kur marrin të dhëna më të plota.

Ekspertët e qeverisë thonë se shifrat e fundit tregojnë se shitjet e mallrave të konsumit kanë qenë zhgënjyese dhe tregëtia jo aq e favorshme sa ç’ishte menduar.

Kryetarja e Rezervës Federale Janet Yellen tha dje se moti i keq i dimrit kishte ngadalësuar disa sektorë të ekonomisë kohët e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)