Ekonomia amerikane u rrit me 4.1 për qind në tremujorin e dytë
Washington, 28 korrik - Presidenti Donald Trump vlerësoi rritjen e konsiderueshme ekonomike në tremujorin e dytë të vitit, duke thënë se “jemi drejt realizimit të rritjes më të fuqishme mesatare vjetore që prej 13 vjetësh”.
Ekonomia amerikane u rrit me 4.1 për qind në tremujorin e dytë, ritmi më i shpejtë në afro katër vjet, njoftoi të premten Departamenti i Tregëtisë.
Rritja e tremujorit të dytë e prodhimit të brendshëm bruto, një masë e mallrave dhe shërbimeve prodhuar në Shtetet e Bashkuara, ishte më e madhja që nga rritja 4.9 për qind e tremujorit të tretë të vitit 2014 dhe në përputhje me parashikimet e ekonomistëve.